Lajmet e fundit

Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, protestuesit u vënë flakën kazanëve të mbeturinave

By fikso

October 18, 2026

Tubimi i qytetarëve nuk është kufizuar vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por është shtrirë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Një pjesë e protestuesve është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, pranë Stacionit të Trenit, ku situata është tensionuar.

Forcat e policisë kanë ndjekur protestuesit, ndërsa të rinjtë kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Në terren kanë mbërritur edhe autobotët e ujit, të cilët po përpiqen të shpërndajnë protestuesit.

Policia dhe protestuesit vijojnë të përballen me njëri-tjetrin, ndërsa përplasjet vazhdojnë në rrugët e kryeqytetit.

The post Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, protestuesit u vënë flakën kazanëve të mbeturinave appeared first on Albeu.com.