Të shtunën, më 24 tetor, studentët pritet të rikthehen në protestë përpara Kryeministrisë. Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, qytetarët janë ftuar të mblidhen në shesh duke nisur nga ora 11:00.
Thirrja mban sloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, ndërsa vendi i tubimit është përcaktuar përpara godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Organizatorët e kanë cilësuar protestën si një nismë rinore, popullore dhe të diasporës.
Studentë, gjimnazistë dhe të rinj vijojnë prej 10 ditësh protestat në rrugët e Tiranës. Ata kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
The post Protesta studentore të shtunën para Kryeministrisë, thirrja për tubim në orën 11:00 appeared first on Albeu.com.