Presidenti i Francës ka mbërritur i fundit në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian. Macron ishte i fundit lider i BE që u prit nga kryeministri Rama në sheshin Skënderbej, ku pas një takimi të ngrohtë thuajse shoqëror, ata parakaluan të dy në tapetin e kuq herë të kapur për krahu dhe më pas ecën përdore.