Lajmet e fundit

Po sikur t’ja bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit/ Veliaj: Betejë që po bëj edhe për ata

By fikso

October 31, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një krahasim mes tij dhe kryebashkiakut të Tropojës, ku ky i fundit ka qenë në arrest shtëpie. Veliaj në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ka pyetur se përse nuk trajtohen si të barabartë qytetarët kudo ku janë.

“Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qendruar 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë, dhe nuk është shkarkuar nga detyra, çfarë ndryshon mes qytetarëve të Tiranës dhe Tropojës? Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm,” tha Veliaj.

The post Po sikur t’ja bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit/ Veliaj: Betejë që po bëj edhe për ata appeared first on Lapsi.al.