Aktualitet

Plumbi i Artë, flet për herë të parë i penduari, ‘Krymi’: Ja si njoha Nuredin Dumanin dhe pse erdhi tek unë

By fikso

May 29, 2025

Në GJKKO vijon gjyqi për operacionin Plumbi i Artë, ku sot për herë të parë dëshmon një tjetër I penduar i drejtësisë, kreu i një bande famëkeqe në Elbasan, Erion Alibej.

Në gjyq Erion Alibej rrëfen se Nuredin Dumani kërkoi ta takonte pasi kishte hapur fjalë se jepte 100 mijë euro për vrasjen e Talo Çelës dhe 200 mijë euro për ata që do ma sillnin të gjallë.

‘Krymi’ në dëshminë e tij në GJKKO thotë se ka regjistruar bisedën me Nuredin Dumanin dhe se donte të vriste Talo Çelën si hakmarrje per ekzekutimin e 3 familjarëve të tij në atentat në dhjetor 2018, për të cilin thotë se u porosit nga Dubai nga vëllezërit Çopja.

“i dhashë Nuredin Dumanit 50 mijë euro për të vrarë Talo Celendhe një telefon me’SkyEcc’, tha mes të tjerash Erion Alibeaj në seancë.