Lajmet e fundit

Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezërit përleshen me njëri tjetrin

By fikso

December 28, 2025

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë.

Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58-vjeç dhe V. Z., 65-vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre.

Gjithashtu, raportohet se në sherr është përfshirë edhe (bashkëshortja e V. Z.), e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Dy vëllezërit janë arrestuar nga Policia dhe janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues në Korçë (vëllezër) pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu shtetasi S. Z., dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatën e tij (bashkëshorten e V. Z.), e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezërit përleshen me njëri tjetrin appeared first on Albeu.com.