Aktualitet

Plas grushti për votat në Bulqizë, protagonist Xhelal Mziu, SPAK merr në dorë situatën

By fikso

April 25, 2025

Plas grushti në Ostren të Bulqizës. Xhelal Mziu i PD dhe nipi i tij janë kallëzuar se kanë dhunuar zyrtarin e njësisë administrative, Kalosh Murra.

Hetimet për deputetin e PD, Xhelal Mziu i kalojnë SPAK.

njoftimi i policisë

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.