Në GJKKO vijon procesi gjyqësor i njohur si “Metamorfoza”, ku Prokuroria ka paraqitur sot pretencën ndaj 7 të pandehurve të përfshirë në planet për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Locion dhe Dorian Duli.
Në seancën e sotme të zhvilluar në gjykatë ishin të pranishëm edhe dy nga të pandehurit, Edmond Preka dhe Oltian Bistri, ndërsa organi i akuzës kërkoi dënime të rënda për disa prej të hetuarve.
Prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg për Behar Brahovic (Bajri) , 14 vjet burg për Pëllumb Gjokën, 11 vjet burg për Edmond Prekën, 10 vjet burg për Asmer Bilalin, 9 vjet burg për Ardit Hasanbegajn, dhe 6 vjet burg për Xhevahir Litën, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me organizata kriminale dhe veprimtari të paligjshme.
Procesi gjyqësor pritet të vijojë me fjalët përfundimtare të mbrojtjes në 10 korrik dhe më pas me vendimin e trupit gjykues.
Në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, SPAK ka paraqitur pretencën për 7 të pandehur. Sipas kërkesës së prokurorisë, dënimet e kërkuara janë si më poshtë:
Behar Brahovic (Bajri) – 15 vite burgPëllumb Gjoka – 14 vite burgEdmond Preka – 11 vite burgAsmer Bilali – 10 vite burgOltian Bistri – 9 vite burgArdit Hasanbegaj – 9 vite burgXhevair Lita – 6 vite burg