Lajmet e fundit

Pas largimit të Bratus, Alfred Deliallisi merr përkohësisht drejtimin e Partizanit

By fikso

October 14, 2026

Partizani vijoi përgatitjet pa ndërprerje pas njoftimit të djeshëm për ndarjen nga trajneri Florin Bratu. Skuadra po përgatitet për transfertën ndaj Vorës, që do të luhet më 18 shtator.

“Demat e Kuq” publikuan në rrjetet sociale pamje nga seanca stërvitore e ditës së sotme. Drejtimin e përkohshëm të ekipit e ka marrë Alfred Deliallisi, i cili aktualisht është trajner i Partizani B.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave, Mislav Karoglan shihet si trajneri i ardhshëm i 17 herë kampionëve të Shqipërisë. Kroati pritet të marrë “frerët” e skuadrës së kuqe.

The post Pas largimit të Bratus, Alfred Deliallisi merr përkohësisht drejtimin e Partizanit appeared first on Albeu.com.