Kreu politik i PD-së për qarkun e Elbasanit në këto zgjedhje, Tomor Alizoti, u pa shumë i tensionuar në hyrje të selisë së blu para nisjes së mbledhjes së thirrur nga Berisha.
Tomor Alizoti pretendoi se ishte një vjedhje totale nga qeveria dhe se tani ishte bërë vegjetarian e nuk hante më njerëz të gjallë, duke iu referuar deklaratës që bëri në Elbasan për Edi Ramën gjatë një takimi elektoral në Librazhd.
“Jo humbje, vjedhje totale! Totale…! Jam bërë vegjetarian, kështu thuaji…! Më fal vetëm sallatë, sallatë me një çik Ramë!”, u shpreh ai duke ironizuar Ramën.