Lajmet e fundit

Partia Demokratike dorëzon kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme

By fikso

October 16, 2025

Këtë të enjte, Partia Demokratike, ka paraqitur në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, që do të mbahen në 5 bashki në vend.

Deri më tani, janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje edhe Partia Socialiste, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ndërsa sot është afati i fundit për partitë politike.

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen më 9 nëntor në Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tepelenë.

Ndërkohë, për Tiranën, Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, teksa KQZ njoftoi më pas ndërprerjen e përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Emrat e përzgjedhur nga PD janë:

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

Pavlo Shkarpa – Berat

The post Partia Demokratike dorëzon kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme appeared first on Albeu.com.