Të gjitha gjobat e vëna për qytetarët dhe bizneset nga viti 2015 deri në 2024-ën do të fshihen për qytetarët. Gjoba që janë vënë për ndërtime pa leje, parkime të gabuara, tejkalim shpejtësie, për mos respektim të masave anti-COVID apo ndëshkime që lidhen me prodhimin bujqësor dhe blegtoral, do të falen brenda vitit.
Në vendimin e qeverisë thuhet se për të përfituar fshirjen e gjobës qytetarët ose bizneset duhet të kenë emrin në listën që do të përgatitin institucionet. Institucionet do të kenë 30 ditë kohë për të hartuar listën me emrat e përfituesve, dhe po një muaj kohë do të kenë edhe qytetarët që se kanë emrin në listë të kërkojnë për faljen e gjobës.
Vendimi për të falur me mijëra gjoba u mor vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve, një vendim qartazi elektoral dhe me impakt të fortë tek votuesit.