Lajmet e fundit

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

By fikso

October 07, 2026

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Ola, po feston sot një nga ditët më të veçanta të jetës së saj, 24-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe njerëzit e saj më të dashur.

Si dhe nuk kishte si të mungonte as urimi i partnerit të saj, Adionit, i cili ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë mjaft romantike. Përmes një “InstaStory”, Adioni i ka kushtuar Olës disa fjalë të ndjera, duke e cilësuar atë si “gjënë më të mirë” që i ka ndodhur në jetë.

“Urime ditëlindjen, gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Të dua deri në frymëmarrjen time të fundit, princesha ime”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Ola dhe Adioni u njohën gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP”, ku nisi edhe historia e tyre e dashurisë. Lidhja e tyre vazhdoi edhe pas përfundimit të formatit, ndërsa çifti u fejua pas daljes nga “Ferma VIP”. Së fundmi, dyshja ka nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, duke jetuar së bashku në Prishtinë.

The post Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë appeared first on Albeu.com.