Lajmet e fundit

Një muaj nga videot intime, Eli Fara shfaqet stoike, nxjerr foton me mesazhin e fortë: Ajo e di fuqinë e saj

By fikso

November 05, 2026

“Çudia më e madhe tre ditë zgjat”, është një shprehje që shumë shqiptarë e përdorin për ngjarje të pazakonta, që në fillimet e veta bëjnë bujë dhe përfliten lart e poshtë, por vëmendja ndaj tyre zbehet brenda pak kohësh.

Kështu ndodhi dhe me skandalin kompozitorit Adi Hila, i cili në disa video shfaqej me figura njohura të showbizit shqiptar në momente intime, mes tyre dhe artistja Eli Fara.

Aktualisht është bërë një muaj nga momenti kur videot intime të personazheve të njohura thyen rrjetin, ndërsa protagonistët e ngjarjes duket se kanë vijuar jetën normalisht. Madje publikimi i momenteve të tyre intime duket se ka bërë që ato të gjejnë forcën për t’iu rikthyer karrierës së tyre më të zellshme dhe më të fokusuara në gjërat që ato duan, pa e ulur kokën përballë thashethemeve që u cënuan dinjitetin.

Eli Fara së fundmi ka postuar një fotografi të mundësuar nga fotografi Fadil Berisha, ku ajo shfaqet stoike dhe e veshur në të bardha, të cilën e ka shoqëruar me këngën e titulluar “She knows her power”, e përkthyer “Ajo e di fuqinë e saj”.

View this post on Instagram

Kujtojmë se në lidhje me videot intime, Eli Fara denoncoi personin që ka shpërndarë videot. Ndërsa ka deklaruar se nuk ka pretendime se Adi Hila mund të ketë nxjerrë pamjet e ka pretenduar, artistja ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të kamerave.

The post Një muaj nga videot intime, Eli Fara shfaqet stoike, nxjerr foton me mesazhin e fortë: Ajo e di fuqinë e saj appeared first on Albeu.com.