Lajmet e fundit

Një javë nga çelja, ankimohet tenderi 2.1 mln euro për sistemin e Thesarit, shkak dokumentet

By fikso

November 04, 2025

Procedura “Mirëmbajtje e Sistemit te Thesarit dhe Blerje Licence Oracle për Ministrinë e Financave “ka përfunduar e ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm një javë nga çelja e saj.

Në sistemin ku është bërë shpallja nënvizohet se kërkesa e bërë nga kompania ankimuese ka lidhet me dokumentet e tenderit.

Nga shpjegimet e mëparshme që vetë Komisioni ka bërë për ankesat në raportet vjetore, duket se ankimimet e kësaj faze lidhen kryesisht me kritere specifike që vendosen nga autoritetet dhe që mund të cilësohen përjashtues ose me saktësime që lihen evazive.

Tenderi tashmë i ankimuar u çel saktësisht në 22 tetor dhe parashikon mirëmbajtje të sistemit të Thesarit për një periudhë 2-vjeçare me një fond limit 207 mln lekë apo 2.1 milionë euro.

Sipas termave të referencës, qëllimi i këtij shërbimi është sigurimi i një kontratë suporti dhe mirëmbajtjeje për sistemin e Thesarit dhe infrastrukturën mbështetëse në qendër (HQ) dhe në Qendrën e Vazhdimësisë së Biznesit (BCC), si dhe për infrastrukturën e rrjetit implementuar (hostuar) në ambientet e dhomës së serverëve të Ministrisë së Financave, ambientin e BCC dhe degëve të Thesarit – TDO (Treasury District Office) nëpër rrethe, si dhe infrastrukturës së rrjetit LAN të Aparatit të Ministrisë së Financave.

Konkretisht, objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Thesarit dhe infrastrukturës në çdo komponent të tyre, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës dhe mbështetjen e të gjitha komponentëve dhe shërbimeve të ofruara nga këto infrastruktura.

Komponentët kryesorë, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate, janë:

 

 

The post Një javë nga çelja, ankimohet tenderi 2.1 mln euro për sistemin e Thesarit, shkak dokumentet appeared first on Revista Monitor.