Lajmet e fundit

Një follow në Instagram futi në ‘sherr’ moderatoret, dalin në skenë burrat! Luiz Ejlli ironizon keq Dojna Memën

By fikso

October 15, 2025

Një përplasje virtuale po ndodh së fundmi mes ish-mikeshave, Kiara Tito dhe Dojna Mema. Tashmë të përfshirë në këtë ‘rreth vicioz’ janë dhe bashkëshortët, konkretisht Luiz Ejlli.

Ky i fundit, ka ‘kopjuar’ Dojna Memën duke ironizuar postimin e saj të fundit ku i dëshmon publikut se heqja e folloët që i bëri Kiara nga instagrami ishte komplet e papritur.

“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për tu përgjigjur drejtpërdrejtë! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa qe i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e papare, dhe kam shume interes ta tjerre edhe me shume se kaq publikisht.

Natën e mirë”, shkroi Luizi teksa publikoi një screenshot të një bisede të vjetër me Kiarën, por që nuk kishte lidhje aspak me situatën.

Tashmë presim të reagojë dhe Vlashent Sata, bashkëshorti i Dojna Memës.

The post Një follow në Instagram futi në ‘sherr’ moderatoret, dalin në skenë burrat! Luiz Ejlli ironizon keq Dojna Memën appeared first on Albeu.com.