Home

Nisin lojërat e PD, lodhen numëruesit në Fier: Nisim numërimin nesër në mëngjes

By fikso

May 12, 2025

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Ata kanë kërkuar që procesi i numërimit të votatave të filloje nesër në orën 8:00.

Numërimi është ndërprerë për 3 KZAZ-të e qytetit përkatësisht për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ.

Nënkryetarja e KZAZ – se Enkelejda Veliu ka pohuar se numëruesit nuk kanë zvendësues. Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues’, tha ajo.

Ndërkohë, Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra pritet që të rifillojnë numërimi, pasi janë pushim që prej orës 8.