Lajmet e fundit

Ngërçi në formimin e qeverisë/ Zgjedhjet e reja në Kosovë, Osmani thërret të enjten partitë për të caktuar datën

By fikso

November 20, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur partitë politike në një takim konsultativ për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë. Takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 10:30.

Edhe në seancën e sotme plenare, kandidati për kryeministër Glauk Konjufca nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend. Megjithëse ai paraqiti përbërjen e kabinetit të ri dhe programin qeverisës, votimi për krijimin e ekzekutivit nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi prej 61 votash.

Seanca u mbyll pa vendim, duke e lënë vendin ende pa një qeveri të re funksionale dhe në pritje të hapave të mëtejshëm politikë.

The post Ngërçi në formimin e qeverisë/ Zgjedhjet e reja në Kosovë, Osmani thërret të enjten partitë për të caktuar datën appeared first on Albeu.com.