Kryesore

Nesër provimi i parë i Maturës! Ja rregullat që duhet të zbatohen

By Fikso 1

June 02, 2025

Maturantët nesër do të ulen për herë të parë në ‘tavolinën me tezën e lirimit’. Më tre qershor do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, që është i Gjuhës së Huaj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale shkruan se nesër do të mbahet provimi i parë, dhe ka listuar rregullat e maturës.

Maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në 08.30, ndërsa provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

Çfarë duhet të keni me vete:

Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).

2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.

Veshje e rregullt

Uniforma e shkollës.

Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse

Shishe me ujë.

Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi

Ndalohen rreptësisht:Telefonat Ora smart

Rregulla gjatë provimit:

Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit

Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.

Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.

Nuk lejohet largimi para 12:30.

Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.