Lajmet e fundit

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

By fikso

March 06, 2026

Në seancën e djeshme në Kuvend u miratuan të gjitha ndryshimet në qeveri, të njoftuara, ndërkohë që në orët 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.

Ceremonia do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

“Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, ora 10:00”, – bëhet me dije nga Presidenca.

Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.

NDRYSHIMET NË QEVERI: -Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku -Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun -Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin -Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku -Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu -Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun -Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali

VOTIMI PËR EMËRIMET 1-Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër 2-Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër 3-Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 vota, pro 4 kundër 4-Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 vota pro, 6 kundër 5-Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 vota pro, 5 kundër 6-Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 vota pro, 6 kundër 7-Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, 82 vota pro, 4 kundër

The post Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj appeared first on Albeu.com.