Lajmet e fundit

Molotov në drejtim të kryeministrisë, Policia hedh ujë me presion ndaj protestuesve

By fikso

October 31, 2026

Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion ndaj protestuesve, duke i detyruar këta të fundit të spostohen nga zona.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie, duke mos lejuar afrimin e mëtejshëm të protestuesve drejt Kryeministrisë.

Tensione u shënuan më herët edhe para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.

Kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Pas përplasjes para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën në drejtim të Kryeministrisë,ku ata po qendrojne prej me shume se nje ore.

The post Molotov në drejtim të kryeministrisë, Policia hedh ujë me presion ndaj protestuesve appeared first on Albeu.com.