Lajmet e fundit

Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës, dëme materiale

By fikso

June 07, 2025

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjetit, ndërsa makina është djegur në pjesën e përparme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e flakëve, ndërsa ka dëme materiale.

The post Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës, dëme materiale appeared first on Lapsi.al.