Lajmet e fundit

Mbante me forcë në banesë të dashurën e mitur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës (EMRI)

By fikso

September 07, 2025

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj,

Në pranga është vënë shtetasi Enea Zeqiri, banues në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar, teksa me 15-vjeçaren dyshohet se kishte një marrëdhënie intime.

Policia raporton se gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, Enea Zeqirit i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

33-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Materialet procedurale i kanë kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

The post Mbante me forcë në banesë të dashurën e mitur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.