Lajmet e fundit

Luis Enrique, dietat e zakonet e tij obsesive në raport me trupin: ka vetëm një ves

By fikso

October 17, 2025

Si arrin Luis Enrique të ketë një formë fizike kaq të mirë në moshën 55-vjeçare? Trajneri i Paris Saint-Germain ka një marrëdhënie pothuajse obsesive me trupin e tij: nuk është etje për t’u dukur apo dëshirë për të fituar ndjekës, është thjesht rutina e një ish-futbollisti që e përkufizon veten “më shumë si gjysh sesa si profesionist i nivelit të lartë”, por që nuk ka hequr dorë aspak nga aktiviteti fizik, sepse “është i rëndësishëm për mua si person”. Sa i përket zakoneve ushqimore, ato janë shumë të rregullta dhe të balancuara, përfshirë edhe agjërimin e ndërprerë, për t’i bërë ballë përpjekjeve fizike që bën duke ngarë biçikletë malore, duke marrë pjesë në maratona, duke ushtruar muskujt në palestër dhe duke u kujdesur gjithashtu për trupin me trajtime fizioterapeutike.

Ka vetëm një gjë nga e cila nuk heq dorë dhe që mund të quhet “vesi i tij”, siç shpjegojnë ata që janë shumë afër trajnerit asturian: një shishe e mirë vere. Nuk është shkelje, por kult i shpirtit.

Dieta e planifikuar dhe stërvitjet

Çfarë ha Luis Enrique? Ai ka një plan ushqimor të ndërtuar sipas përgatitjeve që duhet të përballojë — nëse i duhet të shtojë masë muskulore apo të mbetet më “i thatë” për të marrë pjesë në gara maratone. Në Francë kanë vërejtur disa nga zakonet e tij: e fillon çdo ditë me një filxhan kafeje të zgjedhur me kujdes dhe ushqehet me vakte të balancuara, të pasura me perime dhe produkte natyrale.

Tre vite më parë, me rastin e Kupës së Botës në Katar, ai zbuloi se në programin e tij përfshihen edhe agjërimi i ndërprerë dhe konsumimi i proteinave që ndihmojnë shtimin e masës muskulore. Në një nga transmetimet e tij në Twitch ai tha: “Kam ngrënë gjashtë vezë në darkë, tre të ziera dhe tre të skuqura. Pastaj bishtaja jeshile, karota dhe patate të ëmbla. Dhe e mbylla me kos.”

Dhe që trupi të qëndrojë i shëndetshëm, ka edhe diçka tjetër për të cilën nuk bën kompromis: masazhet dhe seancat e fizioterapisë, të cilat i alternon me frekuentimin e rregullt të palestrës (siç tregon vetë në postimet që ndan në Instagram).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luis Enrique Martinez (@luisenrique_2121)

Çiklizëm dhe maratona për t’u vënë në provë

Pavarësisht një gjuri të dëmtuar, Luis Enrique nuk ka hequr dorë kurrë nga praktika e larmishme e sportit. Nëse çiklizmi është pasioni i tij kryesor, nuk kanë munguar as përvojat e fundit si vrapues. Në vitin 2007 ai mori pjesë në maratonën e Firences, të cilën e përfundoi nën tre orë, dhe si maratonist ka arritur të zbresë nën 40 minuta në garën 10 kilometra. Në Frankfurt emri i tij ishte në listën e pjesëmarrësve në Ironman: përshkoi 3,86 kilometra not, 180 kilometra me biçikletë dhe 42 kilometra vrap për 10 orë e 19 minuta. Marathon des Sables (një nga garat me etapa më të vështira në botë) është një tjetër sfidë nga e cila nuk ka hequr dorë. Dhe s’ka problem që shtatorin e kaluar e theu klavikulën duke rënë nga biçikleta — pasioni për dy rrotat është më i fortë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luis Enrique Martinez (@luisenrique_2121)

E vetmja “lëshim” në tryezë: cili është vesi që nuk e braktis

Disiplina e hekurt që përdor për të mbajtur trupin në formë ndonjëherë ndërpritet nga ndonjë “shkelje” të vogël që Luis Enrique ia lejon vetes. Asgjë e jashtëzakonshme — bëhet fjalë për disa kënaqësi të vogla për shijen. Një në veçanti, që ndodh rrallë, kur shkon për darkë në disa restorante të Parisit: “vesi i tij i vetëm”, siç thonë persona shumë pranë tij për mediat franceze, është një shishe e mirë vere.

The post Luis Enrique, dietat e zakonet e tij obsesive në raport me trupin: ka vetëm një ves appeared first on Lapsi.al.