Aktualitet

Krujë, i vunë tritol në dyqan, kush është pronari ‘problematik’? Emër i njohur për policinë

By fikso

June 27, 2025

Mëngjesin e sotëm, Donal Lukës iu vu tritol në dyqanin e mishit të derrit që kishte në përdorim në Krujë.

Po kush është Donald Luka, emër i njohur për policinë, i përfshirë në disa ngjarje kriminale.Në 2022 Donald Luka, bashkë me vëllanë, Ernest Luka në mars 2022 rrahën brutalisht kuzhinierin Indrit Çela pas një konflikti për një parakalim makinash në rrugët e Krujës.

Gjatë kontrolleve të policisë në 2022, policia zbuloi edhe një shtëpi bari në pronën e familjes Luka dhe arrestoi babanë dhe vëllanë e Donald Lukës, ndërsa këtë të fundit e shpalli në kërkim.

Nuk dihen shkaqet dhe motivet e shpërthimit të sotëm në dyqanin e Donald Lukës, por policia po heton të shkuarën dhe konfliktet e tij në të shkuarën.