Lajmet e fundit

Kongresistja e njohur amerikane, kërcen valle shqiptare me fëmijët nga Kosova dhe Shqipëria në New York (VIDEO)

By fikso

September 29, 2025

Kongresistja, Alexandria Ocasio-Cortez, ka marrë vëmendjen e komunitetit shqiptar në New York, pasi u bë pjesë e një valleje tradicionale shqiptare gjatë një aktiviteti kulturor.

Në një video të publikuar në platformën “X”, Ocasio-Cortez shihet duke vallëzuar krah fëmijëve të veshur me kostume popullore shqiptare.

🇺🇸🇦🇱 US Representative AOC posted a video dancing Albanian valle with children in New York. pic.twitter.com/RGUjPUGSwP

— kos_data (@kos_data) September 28, 2025

Ajo, e thjeshtë dhe e buzëqeshur, ndjek hapat e tyre ndërsa në sfond valëviten flamuri shqiptar dhe ai amerikan, duke krijuar një pamje simbolike të bashkimit kulturor.

Ky moment është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët në SHBA dhe më gjerë, të cilët e kanë cilësuar gjestin e kongresistes si një shenjë respekti dhe vlerësimi për kulturën shqiptare.

Për komunitetin shqiptar në diasporë, pjesëmarrja e një figure të tillë të rëndësishme politike përfaqëson një nderim të veçantë dhe një dëshmi të lidhjes së fortë që shqiptarët ruajnë me traditat e tyre.

The post Kongresistja e njohur amerikane, kërcen valle shqiptare me fëmijët nga Kosova dhe Shqipëria në New York (VIDEO) appeared first on Albeu.com.