Bota

Kina sfidon botën, hap spitalin e parë me mjekë robotë

By fikso

May 04, 2025

Kina vijon të surprizojë botën me zhvillimet në teknoligji duke përdorur inteligjencën artificiale. Kina ka hapur spitalin e parë në botë të menaxhuar AI. Ky spital ka 14 mjekë robotë që kanë trajtuar deri në 3 mijë pacientë Brenda një dite.

Spitali është krijuar nga studiuesit e Universitetit Tsinghua dhe është në gjendje të diagnostikojë, trajtojë dhe menaxhojë kujdesin ndaj pacientëve pa ndërhyrje njerëzore.

Mjekët robotë përdorin algoritme të avancuara për të analizuar simptomat dhe historikun mjekësor të pacientëve në sekonda. Pajisje të specializuara si robotë kirurgjikë dhe monitorë të mençur ndihmojnë në trajtime minimale invazive dhe ndjekje të kujdesshme të pacientëve. Ndërveprimi njerëzor është ende i pranishëm, pasi një ekip mjekësh të licencuar mbikëqyr operacionet e AI për të siguruar saktësi dhe kujdes etik.

Përfitimet Kryesore

1. Shpejtësi dhe Efikasitet

2. Saktësi e Lartë

3. Kosto të Ulëta

Hapja e spitalit të parë në botë të bazuar plotësisht në inteligjencë artificiale shënon hapin tjetër drejt këtij revolucioni teknologjik.