Lajmet e fundit

Këshilli bashkiak votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, Ilir Alimehmeti: U mbrojt deri në grahmën e fundit! Ai nuk ka vepruar i vetëm

By fikso

September 23, 2025

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, reagoi pas shkarkimit të Erion Veliajt, duke thënë se “sot misioni u krye”.

Alimehmeti: Tiranë u krye, Erion Veliaj sot shkarkohet, çohet propozimi për shkarkim nga këshilli bashkiak për të gjithë që i ka bërë bashkisë së Tiranës, pavarësisht urdhrit politik të Edi Ramës. I mbrojtur deri në gramën e fundit nga po ky këshill bashkiak që sot e shkarkoi, që bashkoi votat me ne. Vënia para përgjegjësisë së tij duhet të vazhdojë. Ai nuk i ka bërë i vetëm këto punë, por bashkë me qeverinë dhe këshillin bashkiak që ka votuar cdo gjë që ai ka sjellë. Sot ishte kurorëzimi me sukses i luftës për të shkarkuar Erion Veliajn.

The post Këshilli bashkiak votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, Ilir Alimehmeti: U mbrojt deri në grahmën e fundit! Ai nuk ka vepruar i vetëm appeared first on Albeu.com.