Lajmet e fundit

Justin Theroux bëhet baba për herë të parë

By fikso

April 20, 2026

Aktori i njohur Justin Theroux dhe bashkëshortja e tij, Nicole Brydon Bloom, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ndau lajmin e bukur përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku publikuan një foto bardh e zi të foshnjës së porsalindur duke fjetur mbi gjoksin e aktorit.

“Ai erdhi në jetë . Jemi shumë të dashuruar”, shkruan ata në përshkrimin që shoqëronte imazhin prekës.

View this post on Instagram

Justin Theroux dhe Nicole Brydon Bloom zbuluan në dhjetor 2025 se po prisnin fëmijën e tyre të parë. Aktorja tregoi barkun e rrumbullakosur për herë të parë në premierën e sezonit të dytë të serialit “Fallout”.

Pak ditë më pas, Theroux e konfirmoi në mënyrë indirekte lajmin në rrjetet sociale, duke e cilësuar periudhën si “një sezon festash të jashtëzakonshëm”. Ndërkohë, Bloom ndau edhe momente nga pushimet e tyre të fundit si çift para lindjes, duke i quajtur “një rikthim të veçantë në vendin e preferuar, këtë herë me një vogëlush në rrugë”.

Çifti u lidh për herë të parë në vitin 2023 dhe u martua në mars 2025 në Meksikë, pas rreth dy vitesh lidhjeje. Propozimi për martesë erdhi gjatë verës së vitit 2024, teksa ndodheshin në Itali për Festivalin e Filmit në Venecia.

Kjo është martesa e dytë për Theroux, i cili më parë ka qenë i martuar me aktoren Jennifer Aniston. Pavarësisht divorcit në vitin 2018, të dy kanë ruajtur marrëdhënie miqësore ndër vite.

 

The post Justin Theroux bëhet baba për herë të parë appeared first on Lapsi.al.