Bota

Ja sa pasagjerë do të mbajë anija më e madhe në botë në formë breshke?

By fikso

May 20, 2025

Anija më e madhe në botë ende nuk është ndërtuar. Një studio prestigjioze italiane ‘Lazzarini Design’ ka prezantuar një projekt të jashtëzakonshëm detar, një anije në formë breshke, me përmasa gjigante.

Anija më e madhe në botë në formë breshke është quajtur Pangeos, dhe synon të ndërtojë një qytet lundrues në formën e një breshke gjigante, duke e bërë atë strukturën më të madhe lundruese të ndërtuar ndonjëherë.

Anija pritet të ketë brenda qendra tregtare, hotele, pishina, kopshte dhe deri në 60.000 pasagjerë. Anija e dizajnuar do të jetë e gjatë 550 metra dhe një gjerësi maksimale prej 610 metra.

Ky projekt kërkon një investim prej rreth 8 miliardë dollarësh dhe një periudhë ndërtimi prej të paktën tetë vitesh.

Arabia Saudite është propozuar si vendndodhje për ndërtimin e një kantieri të posaçëm për këtë projekt.

Pangeos përfaqëson një vizion të guximshëm për të ardhmen e jetesës detare dhe teknologjisë së qëndrueshme.

Megjithëse aktualisht është në fazën konceptuale, ky projekt ka tërhequr vëmendjen globale dhe mund të shënojë një hap të rëndësishëm drejt qyteteve lundruese të së ardhmes.