Lajmet e fundit

I dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë në aksin Cërrik-Elbasan

By fikso

February 08, 2026

Një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është arrestuar në aksin Cërrik–Elbasan. Ai u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Policia njofton se bëhet fjalë për kryeinspektorin A. B., me detyrë pranë Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Elbasan. Ai u ndalua nga policia rrugore teksa qarkullonte në mënyrë të parregullt, jashtë orarit të shërbimit.

Testi i alkoolit tregoi një nivel prej 0.87 mg/l, mbi normën e lejuar. Si pasojë, AMP e Rajonit Elbasan–Korçë e arrestoi në flagrancë për veprën penale “drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

The post I dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë në aksin Cërrik-Elbasan appeared first on Lapsi.al.