Është çelur zyrtarisht sezoni turistik veror në qytetin e Himarës. Nga deti qielli i Himarës u ndriçua nga një spektakël fishekzjarresh që zgjati për disa minuta.
“Çelja spektakolare e sezonit turistik veror, i cili në fakt ka javë që ka filluar me turistët që shijojnë brigjet e Jonit, si një ftesë për ta filluar verën aty ku mikpritja është e sinqertë dhe bukuria natyrore të ofron gjithçka”, shprehet Rama.
Çelja e sezonit turistik, u bë në ditën kur PS mbylli fushatën elektorale në Himarë.