Lajmet e fundit

Higuita rikthen “goditjen e akrepit” në moshën 59-vjeçare: çmenden tifozët në Kolumbi

By fikso

December 24, 2025

René Higuita ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë vite. Nuk ka qenë kurrë një nga portierët më të mirë në botë, por sensi i spektaklit ishte i tiji dhe ndoshta mbetet ende sot unik. Kolumbiani njihej për daljet e tij të çmendura nga porta, por si markë dalluese ka pasur “goditjen e akrepit”, të cilën pati guximin ta realizonte në një ndeshje miqësore kundër Anglisë në tempullin e Wembley. Në moshën 59-vjeçare, Higuita e ka bërë sërish dhe i ka dalë edhe mjaft mirë, pavarësisht se gjendja e tij fizike nuk është më ajo e kohëve të arta.

Goditja legjendare e akrepit në Wembley

Shtator 1995. Wembley. Miqësore Angli–Kolumbi. “I çmenduri” René Higuita vendos të bëjë goditjen e akrepit mbi një gjuajtje–krosim të Jamie Redknapp. Higuita hidhet përpara, e lë topin t’i kalojë mbi kokë dhe me këmbët e përthyera pas shpine e largon sferën me taka. Publiku shpërthen në delir.

Ai lëvizje që të kujton bishtin e një akrepi bëhet përfundimisht marka e portierit kolumbian, i cili gjithmonë ka dashur rrezikun: dilte nga zona, merrte pjesë në aksionet sulmuese dhe driblonte. Në Itali ’90 bëri një gabim të bujshëm dhe Roger Milla përfitoi prej tij.

Rene Higuita

Wembley pic.twitter.com/ZLSQNN9ZaL

— Peter 🇾🇪 (@Yanitedman92) December 23, 2025

Rikthimi i goditjes së akrepit në moshën 59-vjeçare

Me kalimin e kohës, ai gjest është bërë totalisht viral në rrjetet sociale dhe nuk kalojnë shumë javë pa u shfaqur në faqet e përdoruesve. Koha e ka bërë edhe më ikonike atë goditje, e cila është rikthyer në mënyrë befasuese.

Gjatë një ndeshjeje mes ish-legjendave të zhvilluar në Cali, në Kolumbi, organizuar nga Mario Yepes – ish-mbrojtësi i Milanit dhe Chievos – Higuita e provoi sërish. Pas një krosimi të ish-reprezentuesit kolumbian Macnelly Torres, Higuita e la topin të kalonte në ajër dhe, duke fluturuar me taka, e largoi atë.

Portieri, i lindur në vitin 1966, mori një ovacion nga tifozët që patën mundësinë të shihnin sërish goditjen e akrepit të realizuar në moshën 59-vjeçare. Ky ishte akti i fundit i madh i asaj dite për Higuitën, i cili katër minuta më vonë ia la vendin Oscar Cordoba, pasardhësit të tij mes shtyllave të Kolumbisë në vitet ’90.

The post Higuita rikthen “goditjen e akrepit” në moshën 59-vjeçare: çmenden tifozët në Kolumbi appeared first on Lapsi.al.