Lajmet e fundit

Golden Globe 2026: Lista e nominimeve

By fikso

December 08, 2025

Filmi “One Battle After Another” kryeson listën e nominimeve për Golden Globe 2026, pasi Akademia i shpalli ato herët këtë të hënë.

Projekti i regjisorit Paul Thomas Anderson dominon garën me plot nëntë nominime, duke përfshirë kategoritë më prestigjioze: Filmi më i Mirë, Regjisori më i Mirë dhe Skenari më i Mirë.

Pas tij vijnë Sentimental Value me tetë nominime, Sinners me shtatë, Hamnet me gjashtë, ndërsa Frankenstein dhe Wicked: For Good siguruan nga pesë secili.

Në kategoritë televizive, The White Lotus prin me gjashtë nominime, e ndjekur nga Adolescence me pesë. Only Murders in the Building dhe Severance siguruan nga katër nominime.

Nominimet u shpallën nga Marlon Wayans dhe Skye P. Marshall në 28 kategori që përfshijnë film, televizion dhe—për herë të parë—edhe podkaste.

Ky edicion do të sjellë gjithashtu çmime të veçanta: Helen Mirren do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille, ndërsa Sarah Jessica Parker me çmimin Carol Burnett. Të dyja aktoret do të nderohen gjatë speciales Golden Eve më 8 janar në CBS dhe Paramount+.

Ceremonia e Golden Globe 2026, e prezantuar nga Nikki Glaser, do të transmetohet live më 11 janar në CBS dhe Paramount+

Lista e nominimeve të Golden Globes 2026

FILMA

Filmi më i mirë – Drama

 Filmi më i mirë – Muzikal / Komedi

 Film i animuar më i mirë

Film më i mirë në gjuhë të huaj

Aktorë – Film

 Aktor më i mirë – Dramë

Aktor më i mirë – Muzikal/Komedi

Aktore – Film

 Aktore – Muzikal/Komedi

 Aktorë dhe aktore në rolet dytësore – Film

 Regjisorë më të mirë

 Filma të nominuar për sukses kinematografik dhe komercial / arritje box-officePërfshihen filma si Avatar: Fire and Ash, F1, KPop Demon Hunters, Mission: Impossible – The Final Reckoning, Sinners, Weapons, Wicked: For Good, Zootopia 2.

SERIALE

 Seritë më të nominuara

The post Golden Globe 2026: Lista e nominimeve appeared first on Lapsi.al.