Gjykata e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 22 të rinjtë që policia ndaloi pas protestave të zhvilluara në qytet.
Avokatët mbrojtës bënë të ditur se katër prej tyre u caktua të qëndrojnë në “arrest shtëpie”, ndërsa 18 të tjerëve iu vendos masa “detyrim paraqitjeje”.
Të rinjtë u ndaluan në ditën e parë të protestave në Durrës. Pas vendimit të gjykatës, ata do të ndiqen në gjendje të lirë, sipas masës së sigurisë përkatëse.
The post Gjykata cakton masa sigurie për 22 protestuesit e ndaluar në Durrës appeared first on Albeu.com.