Lajmet e fundit

Futën ushqime kontrabandë nga Greqia, furtunë në Kapshticë

By fikso

April 19, 2025

Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, dy specialistë në këtë drejtori dhe 3 doganierë të Kapshticës janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

Sipas Policisë 3 doganierët Vasfi Toska, Erjon Gozhdari dhe Anxhela Elezi shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore.

Ndërsa drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Dorian Doka, dhe dy specialistët për Hetimin Doganor, Kejdi Kacupi dhe Genti Tashana nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit.