Lajmet e fundit

Fotolajm/ Xhoana Nano nuk mban dot lotët gjatë homazheve

By fikso

November 02, 2025

Momente të dhimbshme janë regjistruar gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, ku bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, nuk mundi të fshehë emocionet dhe lotët për humbjen e të shoqit.

Pamjet tregojnë dhimbjen e familjes dhe afërsinë e madhe me figurën e Nanos, një nga liderët më të njohur të politikës shqiptare.

Në krah të Xhoana Nanos qëndron djali i Fatos Nanos.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë qytetarët, të cilët kanë bërë homazhe në nder të figurës së ish kryeministrit dhe ish kreut të PS.

The post Fotolajm/ Xhoana Nano nuk mban dot lotët gjatë homazheve appeared first on Lapsi.al.