Aktualitet

Fotografuan fletën e votimit, arrestohen 2 gra 56-vjeçare

By fikso

May 11, 2025

Dy gra të moshës 56 vjeçare njëra në Tiranë dhe tjetra në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke fotografuar fletën e votimit.

Po ashtu policia njofton se janë vënë nën hetim edhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Paraprake: Shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej.

Policia e Tiranës apelon për respektim të rregullave të votimit pasi çdo veprim që cenon fshehtësinë dhe integritetin e votës përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me rigorozitet të plotë.Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë, rendin dhe zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.