Lajmet e fundit

FOTO/ Policia hoqi etiketat, sërish gaz lotsjellës i skaduar në protestë

By fikso

February 11, 2026

Policia duket se ka përdorur sërish gaz lotsjellës të skaduar edhe në protestën e kësaj të marte. Jamarbër Malltezi ka publikuar foto në rrjetet sociale të bombat e gazit.

Efektivët kanë hequr etiketat identifikuese nga bombat e gazit lotsjellës të përdorura gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve. Ky veprim është bërë për të fshehur faktin se gazi i përdorur ka qenë i skaduar.

Ky nuk është rasti i parë, pasi një precedent i ngjashëm është konstatuar edhe gjatë protestës së mëparshme kombëtare të opozitës, ku u vërtetua përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar. /LAPSI.al

The post FOTO/ Policia hoqi etiketat, sërish gaz lotsjellës i skaduar në protestë appeared first on Lapsi.al.