Manchester City përballet si mysafir me Liverpoolin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës Premier.
Ekipi i Enzo Maresca e ka nisur sezonin në kampionatin anglez pa asnjë humbje dhe synon ta zgjasë këtë seri pozitive edhe në “Anfield”.
Në anën tjetër, Liverpooli ka treguar edhe më parë se di t’ua vështirësojë punën “Qytetarëve”, ndërsa këtë herë do të përpiqet ta përsërisë një paraqitje të tillë.
Formacionet startuese tashmë janë publikuar. Vëmendjen kryesore e ka tërhequr vendimi për ta aktivizuar talentin Koumas që nga minuta e parë.
Liverpool: Alisson; Kerkez, Van Dijk, Jacquet, Araujo; MacAllister, Gravenberch; Munoz, Wirtz, Barcola; Koumas.
Man City: Donnarumma; Nunez, Dias, Guehi, O’Reilly; Anderson, Fernandez; Semenyo, Cherki, Ndiaye; Haaland.
Ndeshja në stadiumin “Anfield” nis në orën 17:30.
The post Formacionet zyrtare Liverpool – Man City: “Qytetarët” kërkojnë të ruajnë ecurinë pa humbje në Ligën Premier appeared first on Albeu.com.