Një zjarr shpërtheu në çatinë e një godine të Spitalit të Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit, duke alarmuar banorët dhe autoritetet.
Sipas agjencisë turke Anadolu, zjarri nisi në çatinë e një ndërtese shtesë të spitalit, e cila nuk përdorej pasi ndodhej në proces rinovimi. Ekipet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe punuan për neutralizimin e flakëve.
Guvernatori i Stambollit njoftoi se, për arsye sigurie, 40 pacientë u nxorën nga një godinë e afërt e spitalit dhe u evakuuan përkohësisht. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo viktima.
Pas përfundimit të situatës, pacientët u kthyen në ambientet e spitalit. Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
The post Flakët përfshijnë çatinë e spitalit në Stamboll, evakuohen 40 pacientë appeared first on Albeu.com.