Lajmet e fundit

Epidemitë e përhapura nga mushkonjat, raportohet për më shumë se 30 viktima në Kubë

By fikso

December 02, 2025

Më shumë se 30 persona, përfshirë 21 fëmijë dhe adoleshentë, kanë vdekur nga shpërthimet e etheve “të dengues” dhe “të chikungunya-s” në Kubë , njoftuan autoritetet shëndetësore

“Janë regjistruar “gjithsej 33 vdekje për shkak të arboviruseve”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë.

Epidemia e “chikungunya-s”, një sëmundje që shfaqet me temperaturë shumë të lartë dhe dhimbjes së kyçeve. Kjo epidemi shpërtheu në korrik në provincën e Matanzas (perëndim), e cila kufizohet me Havanën.

Pastaj, brenda pak muajsh, ajo u përhap në të 15 provincat e ishullit, ku një epidemi e etheve të dengut po përhapet në të njëjtën kohë.

The post Epidemitë e përhapura nga mushkonjat, raportohet për më shumë se 30 viktima në Kubë appeared first on Lapsi.al.