Lajmet e fundit

E rëndë/ U përpoq të bënte selfie me partneren, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe humb jetën

By fikso

January 07, 2026

Futbollisti francez, Aleksis Vergos, ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti nga shkëmbinj të lagur teksa bënte selfie me të dashurën e tij në një vend të bukur në Tajlandë.

Sipas policisë së Koh Samui, autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë. Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të Tajlandës jugore, ka qenë skenë e tragjedive të ngjashme në të kaluarën.

Quimper Ergué Armel FC, klubi ku luante ai, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale: “Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Aleksis Vergos, djalit të Tierrit, trajneri të ekipit C dhe vullnetarit të klubit.

Aleksis filloi të luante futboll me ne në moshën 6 vjeç dhe luajti në ekipin e të rriturve deri dy sezone më parë. Klubi bashkohet me familjen dhe miqtë e tij në zi”.

The post E rëndë/ U përpoq të bënte selfie me partneren, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe humb jetën appeared first on Albeu.com.