Lajmet e fundit

Dy të plagosur me armë zjarri në një lokal në Prishtinë

By fikso

April 05, 2026

Si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.

Një person i dyshuar pas arrestimit është dërguar në paraburgim.

Policia jep detaje: 

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /ARMËBAJTJE PA LEJE /Rr. Ferid Curri, Prishtinë / 04.04.2026 – 02:32. Raportohet në një lokal janë përleshur mes veti disa persona ku janë përdorë edhe armë zjarrit, si pasojë e të shtënave dy meshkuj kosovarë janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK. Në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

The post Dy të plagosur me armë zjarri në një lokal në Prishtinë appeared first on Lapsi.al.