Lajmet e fundit

Dorëhiqen krerët e njësive administrative të Bashkisë së Durrësit, emërohen drejtuesit e rinj (EMRAT)

By fikso

October 03, 2025

Shtatë drejtues të njësive administrative të Bashkisë së Durrësit, kanë dhënë dorëheqjen dhe janë zëvendësuar nga funksionarë të rinj, konfirmon zyrtarisht vetë institucioni vendor.

Bëhet fjalë për gjashtë njësi brenda qytetit dhe njësinë administrative të Sukthit, ndërsa dorëheqjet vijnë pas kontrollit të performancës, të paralajmëruar nga Rama gjatë verës.

Në vend të tyre janë emëruar 7 administratorë të rinj, që do të mbajnë detyrën në mënyrë të përkohshme.

Emrat e rinj të emëruar në Njësitë Administrative të Durrësit:

Sukth – Erjon Xhili

Njësia Nr. 1 – Pranvera Gagani

Njësia Nr. 2 – Alketa Veseli

Njësia Nr. 3 – Petrit Ismailati

Njësia Nr. 4 – Frederik Musai

Njësia Nr. 5 – Redion Tabaku

Njësia Nr. 6 – Agustin Ndoj

The post Dorëhiqen krerët e njësive administrative të Bashkisë së Durrësit, emërohen drejtuesit e rinj (EMRAT) appeared first on Albeu.com.