Aktualitet

Foto për t’u çmendur/ 1 kg bamje 1600 lekë! Qershitë e ‘florinjta’ , 3500 lekë/kg!

By fikso

April 25, 2025

Nëse do bëni pazar, mos merrni me vete të moshuar, gra shtatzëna dhe fëmijë. Mundësia që t’ju hyni në hak është e frikshme nëse shohim se sa janë çmimet në treg.Plot 1600 lekë ose 16 mijë lekë të vjetra. Kaq kushton një kilogramë bamje nëpër tezgat e dyqaneve të fruta-perimeve.Me pretekstin se është një perim i sezonit të parë, tregtarët po abuzojnë me çmime stratosferike për një produkt që është në sezonin e vetë. Përtej faktit që është janë të mbytura në pesticide që bamjet të dalin sa më shpejt në treg qytetarët duhet ta blejnë një kilogramë më shumë sesa kushton një kilogram mish vici apo qengji.Absurditeti nuk di të ndalet në tregun tonë. Një kilogramë qershi të importit po kushtojnë 3500 lekë ose 35 mijë lekë.Pra një kilogramë me qershi kushton sa 1/3 e pensionit social që ka Shqipëria prej 10000 lekë apo sa gjysma ndihmës ekonomike që është 7,000 lekë.