Djali i biznesmenit Eugert Lazaj ka bërë një dedikim të ndjerë për ndjerë për të atin që u vetëvra me armë zjarri në vilën e tij në Farkë, në zonën e “Rolling Hills”. Adorioni i vogël, tashmë një djalë i rritur, ka shkruar disa rreshta të ndjerë.
“Qofsh në xhenet bab. Arrita te jem nje kampion. Do luftoj tërë jeten ëndreen qe ta kam premtuar. Ti je nje pjesë shumë e madhe e zemres time, po e falenderoj Zotin çdo ditë qe te ka dergua me nje vend me te mirë. Te dua shumë babi”, shkruan Adorionsi i vogël.
Më 30 korrik 2020, biznesmeni Eugert Lazaj është gjetur i pajetë në vilën e tij private, brenda kompleksit lukosz “Rolling Hills” në Farkë. Pranë tij u gjet dhe një armë zjarri që sipas policisë ai e ka përdorur për t’i dhënë fund jetës.37 vjeçari ishte pronari i resort “Adorions Palace” në Maminas, një ambient gjigand dhe shumë i veçantë për evente të mëdha, veçanërisht dasmat.
Ai ishte larguar nga Shqipëria prej vitit 2004 dhe kishte hequr dorë nga shtetësia shqiptare, sepse në Gjermani nuk lejojnë nënshtetësi.
Djali i biznesmenit mban emrin e resortit që ndodhet buzë autostradës Tiranë-Durrës, Adorions.
Vite para se të ndërmerrte aktin tragjik, Eugert Lazaj ishte rikthyer në Shqipëri dhe bënte një jetë luksoze, duke investuar në resortin e tij “Adorions Palace” në Maminas dhe mjete luksoze. Megjithatë, ai jetonte në shqipëri me leje të përkohshme si shtetas i huaj.
Një vit para se të ndërronte jetë, biznesmeni 37 vjeçar kishte marrë një urdhër dëbimi nga Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin, e cila nuk i kishte rinovuar lejen e qëndrimit. Ai kishte bërë rekurs në gjykatë, por fatkeqësisht ndërmorri aktin e rëndë të vetëvrasjes disa muaj më vonë.
Vetëvrasja e tij u vesh me mister, por familjarët thanë për mediat se Eugert Lazaj që pej periudhës së Covid19 po kalonte një situatë të rënduar emocionale dhe psikologjike, duke pretenduar se dëgjonte zhurma nëpër shtëpi, ose sikur e ndiqnin./ newsboomb.al