Lajmet e fundit

BE-ja mbi 180 milionë euro fonde shtesë nga IPA për Kosovën

By fikso

December 17, 2025

Bashkimi Evropian ka liruar 181 milionë euro fonde shtesë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Kosovën, duke riafirmuar rolin e tij si partneri më i fuqishëm dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare për vendin.

Po ashtu, sipas Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Kosovës i janë dedikuar gjithsej 882 milionë euro, fonde që synojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik, reformave dhe afrimit me standardet evropiane.

Këto mjete financiare shtesë vijnë si vazhdim i mbështetjes së madhe të BE-së ndaj Kosovës, duke iu shtuar mbi 3.7 miliardë eurove që Bashkimi Evropian ka investuar në Kosovë që nga viti 1999.

Bashkimi Evropian vazhdon të mbetet partneri kryesor strategjik i Kosovës, duke mbështetur zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe procesin e integrimit evropian të vendit.

The post BE-ja mbi 180 milionë euro fonde shtesë nga IPA për Kosovën appeared first on Albeu.com.