Lajmet e fundit

Bastisje në Burgun e Idrizovës dhe në atë të Shkupit, konfiskohen substanca të ndaluara

By fikso

October 18, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli në Burgun e Idrizovës, te një i dënuar është zbuluar substancë në formë pluhuri.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 16.10.2026, rreth orës 11:30, gjatë bastisjes së kryer te i dënuari S.S., është gjetur dhe marrë një substancë pluhurore. Rasti është raportuar në orën 14:00 në SPB Shkup nga INP Burgu i Idrizovës, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, një substancë narkotike është gjetur edhe në hapësirat e jashtme të Burgut të Shkupit, në Shuto Orizare.

MPB njofton se më 17.10.2026, në orën 11:30, SPB Shkup është informuar nga INP Burgu – Shkup se brenda rrethojës së institucionit është zbuluar një qese me një telefon celular, një karikues dhe marihuanë. Edhe për këtë rast po ndërmerren veprime për zbardhjen e rrethanave.

The post Bastisje në Burgun e Idrizovës dhe në atë të Shkupit, konfiskohen substanca të ndaluara appeared first on Albeu.com.