Lajmet e fundit

“Ata idiotët shqiptarë”/ Ministri i Jashtëm fshiu mesazhin fyes për shqiptarët e RMV

By fikso

April 25, 2026

Është kthyer në skandal publikimi i një mesazhi që ministri për Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka bërë në një grup komunikimi në WhatsApp ku fyente shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë?” – ishte reagimi i ministrit për një lajm që dërgonte në grupin e diplomatëve ambasadori ynë në RMV, Denion Meidani.

Mesazhi u publikua fillimisht nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, por ministria e Jashtme i hodhi poshtë pretendimet.

Pas reagimit të zëdhënësit të MEPJ ka reaguar deputeti demokrat Belind Këlliçi që ka publikuar të tjera pamje të grupit të komunikimit të ku duket se Hoxha e ka fshirë mesazhin fyes nga grupi.

Deputeti i PD i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Jashtëm.

“Ferit, nuk kalohet ky incident i rëndë, kjo shkelje e paprecedentë e etikës duke fshirë mesazhin, ku ke fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe duke genjyer me zëdhënës për media. Gjurmët e tua janë aty, tek grupi “Ambasadorët”.

Jo vetëm e ke bërë atë koment poshtërues, por tani ke nisur gjuetinë e shtrigave për të gjetur personin që nxori mesazhin. Nuk e mbulon dot skandalin me mashtrim.

Jep dorëheqjen, është e vetmja mënyrë që të shpëtosh dinjitetin e Institucionit që drejton dhe të korrigjosh dëmin që ke shkaktuar në diplomacinë e Shqipërisë. Çdo orë, çdo ditë më shumë e jotja në krye të Ministrisë së Jashtme është një turp për të gjithë ne” – shkruan Këlliçi. ©LAPSI.al

The post “Ata idiotët shqiptarë”/ Ministri i Jashtëm fshiu mesazhin fyes për shqiptarët e RMV appeared first on Lapsi.al.